Rama: Më 2024, turistët e huaj shpenzuan 4.5 miliardë euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se turizmi është një industri e cila tanimë është krijuar në vend.
Në një komunikim me ndjekësit në rrjetin social, Facebook, Rama u shpreh se në vitin 2024, turistët e huaj shpenzuan 4.5 miliardë euro.
Sipas kreut të Qeverisë shqiptare, ka një rritje të jashtëzakonshme të turizimit, krahasuar me vitin 2019, para pandemisë.
“Ka pasur shumë pyetje për turizmin. Këtu kam raportin nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve, institucion i pavarur. Në Shqipëri, pesha e turizmit në 2024 vlerësohet 26 për qind e PBB-së. Punësimi që gjeneron sektori i turizmit është 28 për qind e totalit dhe më tutje vazhdon raporti, në Shqipëri rritja vlerësohet 7.7 për qind me një vit me parë dhe 50 për qind kundrejt vitit 2019. Punësimi, në sektorin e turizmi është rritur me 14.1 për qind, krahasuar me vitin para pandemisë. Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro, të ardhura nga ata që vijnë këtu. Ata i lënë këtu. Rritja 54.7 për qind, një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me vitin para pandemisë. Shpenzimet e turistëve vendës, të shqiptarëve që bëjnë pushimet në Shqipëri, 980 milionë dollarë, 950 milionë euro. Të punësuar, 278 mijë. Në janar 2024, 490 mijë vizitorë dhe turistë. Në shkurt të 2024, 480 mijë, në mars të 2024, 564 mijë, në prill 2024, në maj 2024, 973 mijë, qershor 1.2 milionë, fillon sezoni intensiv. Siç e shikoni kemi të bëjmë me një industri që sjell 4.5 milardë euro të ardhura, nga ata që vijnë këtu, nga jashtë”, theksoi Rama. /abcnews.al