75 Mall Live Search
12:31 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / B O

Rama me çadër në shesh, del në terren me drejtorin dhe inspektorin

Përparim Rama është i vendosur që sheshi i Prishtinës të jetë për qytetarët, dhe jo për tregtarët ilegalë.

Kreu i Prishtinës është parë mëngjesin e sotëm bashkë me drejtorin e Inspekcionit, Florian Dushin duke bërë disa planifikime në shesh.

Me çadër në dorë, Rama kishte afër edhe një inspektor duke bërë planifikimet e radhës për të liruar “frymën” e sheshit të Prishtinës.

Në këtë drejtim janë marrë disa aksione edhe në zona të ndryshme të Prishtinës./Indeksonline/