17:51 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rama: Me Kosovën, të vendosur për rrugën tonë euro-atlantike (Video)

Pas përfundimit të nënshkrimit të 12 marrëveshjeve të bashkëpunimit, Edi Rama ka thënë se këto marrëveshje me Kosovën tregojnë angazhimin tërësor të të dy shteteve për rrugën e saj evropiane, raporton Indeksonline.

Rama ka kujtuar mbledhjen e fundit të përbashkët, të mbajtur në vitin 2014. Lidhur me këtë, Rama është shprehur se ka mbetur ende punë e madhe për t`u bërë në plotësimin e kuadrit të bashkëpunimit.

“Që nga mbledhja e parë në Prizren më 2014, e kemi pasuruar këtë kuadër bashkëpunimi me disa pjesë të rëndësishme, e ku një pjesë e konsiderueshme e kuadrit mbetet për t`u plotësuar. Më vjen mirë që tërë hapat e ndërmarrë janë hapa drejt një përcaktimi strategjik Jemi të vendosur për një angazhim tërësor qoftë për marrëdhëniet tona bilatërale si dy shtete shqiptare, qoftë në rrugën tonë të përbashkët drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, ka thënë Rama./Indeksonline/