Rama me videokartolinë që tregon rrugëtimin e Fatos Nanos, në pamje edhe Rugova
Ish-Kryeministri i parë socialist i Shqipërisë postkomuniste, Fatos Nano, vdiq dje në moshën 73-vjeçare nga një arrest kardiak.
Kryeministri aktual socialist, Edi Rama, në mëngjes ka kujtuar të kaluarën politike të Nanos përmes një videokartoline ku pasqyroi ngjarjet më kyçe që shënuan karrierën e tij politike.
Nano u njoh edhe për meritat e tij të transformimit të Partisë Socialiste nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.
Këtë ia shfaqi në video edhe Rama ku publikoi pamje nga takimet e tij me liderë botërorë.
Por, përveç tyre, Rama publikoi edhe një takim mes Nanos dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

