21:13 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Rama me Zelenskyn nënshkruajnë deklaratë për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e Ukrainës.

Kjo deklaratë është nënshkruar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Selia e OKB, New York – Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës”, ka shkruar Rama.