Rama: Merkel iu lut Haradinajt që ta pezullojë taksën për katër muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Klan Kosovën, ka ka dhënë detaje nga takimi i Berlinit ku ishte diskutuar çështja e heqjes së vizave në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë.
Ai ka zbuluar se çka i ka kërkuar kancelarja gjermane Angela Merkel, kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt.
Rama tha se Merkel iu lut Haradinajt që ta pezullojë taksën për katër muaj, shkruan Indeksonline.
Kryeministri shqiptar tha se presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkoi nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave.
“Në tryezë ishin Macron, Merkel, Thaçi, Vuçiq, Bërnabiqi, unë dhe Haradinaj. Unë kam qenë pranë tij dhe i thashë Ramushit merre dhe mos e lësho këtë moment se nuk vjen më. Ai mu kthye dhe më tha “më lërë”. Ky ishte presioni, s’ishte gjë tjetër”, tha kryeministri Rama.
Poashtu Edi Rama ka quajtur ‘tekst skandaloz’ propozimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreytarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Ai tha se për herë të parë nuk gjen fjalët për të shprehur indinjatën që ka pas këtij rasti.