23:33 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rama: Mos të keqkuptohet roli i FSK-së në Gjendje të Jashtëzakonshme, s’është ideja te përdorimi i dhunës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnantë Rrahman Rama ka deklaruar se janë 10 ushtarë të FSK-së të infektuar me koronavirus.

Duke folur për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, Rama tha se FSK është e këtij populli dhe se janë bijtë e këtyre njerëzve dhe se s’bën të keqkuptohet reagimi i FSK-së në rast të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

“Ne jemi të këtij populli jemi bijtë e këtyre njerëzve,s’bën të keqkuptohet Gjendja e Jashtëzakonshme, është një moment kur duhet të parandalohen edhe viktimat, por që edhe situate të mos dalë jashtë kontrollit. Por në rastin e caktum, pra me pandeminë ne s’e kemi rolin kyç, çka mund të bëjmë në këtë situatë është se i kemi ofruar kapacitet tona. Ato kapacitete që ne kemi janë në dispozicion, por po lutemi që të mos kemi nevojë t’i kuptojmë ato. Gjendja e Jashtëzakonshme s’do të thotë se duhet përdorur dhunë ndaj qytetarëve tonë, pra është gabim të kuptohet kjo kështu. Ne jemi të këtij vendi, jemi në shërbim të këtij populli. Ushtria në këtë fazë ku jemi, ofrojmë kapacitetet tona, e dyta në bazë të respektit jemi institucioni më i besueshëm në vend, mund të kryejmë obligim që të diskutojmë , t’u sqarojmë qytetarëve se është për të mirën e tyre të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së”, tha ai në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.

Tutje ai shtoi se s’është ideja e përdorimit të dhunës, pasi s’ka logjikë kjo punë.

“FSK është e gatshme për çdo situatë që krijohet në vend, edhe për pandemi edhe për raste të tjera. Ne marrim urdhra dhe zbatojmë urdhra. 2 mijë e 800 ushtarë/ushtare aktive në shërbim, shumë shpejtë do të hapet kampanja e rekrutimit, ku do të jenë edhe 400 ushtarë/ushtare të rinj. Që nga e hëna do të fillojë çështja e rekrutimit”, tha ai./Indeksonline/