Rama–Muratit: Kryeji punët e tua

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ministri Murati ka akuzuar Komunën se shpalljen e tenderit dhe nënshkrimin e kontratës 18-milionë euroshe për sheshin e ka bërë kundërligjshëm, pasi sipas tij, kjo është bërë pa pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë.
Mirëpo me këtë nuk është pajtuar i pari i Prishtinës.
Ai i është drejtuar Muratit që t’i kryejë punën e veta, ndërkohë ka bashkëngjitur një email me kërkesën për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Hekuran, duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për “bllokim”, ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë!
Për herë të dytë, ta kemi dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, e që ti vazhdon ta bllokosh.

Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre!
Kryj punët e tua!