Rama – Muratit: Shihemi në Prokurori
Kryteari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi komuna ka bërë kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për mosalokim të fondeve.
Rama përmes një postimi në facebook është shprehur se shpreson që përgjigja e Muratit ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë..
“Hekuran Murati, shihemi në Prokurori!
Sinqerisht shpresoj që përgjigja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë!
Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët!
Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e Kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën”,ka shkruar Rama./IndeksOnline/

