75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Rama ndanë lajmin e mirë, soliterat e Prishtinës po rinovohen tërësisht, punimet fillojnë të hënën

Më në fund, soliterat e Prishtinës do të marrin pamjen e bukur.

Përparim Rama sapo ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me Fondacionin Kosovar të Mileniumit për renovimin dhe furnizimin me energji të ripërtërishme për soliterat e famshëm të Ulpianës.

Lajm edhe më i mirë është se punimet do të fillojnë që nga e hëna e ardhshme.

“Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana”!
Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.
Punimet do të fillojnë të hënën” shkruan Përparim Rama në njoftim./Indeksonline/