Rama nderon artistët e njohur

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së sotme ka pritur ikonat e muzikë shqiptare, Merita Halilin dhe Raif Hysenin.
Duke publikuar një imazh në Facebook, ka bërë të ditur se iu ka dhuruar nga një Mirënjohje.
“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e z. Raif Hyseni. Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e kulturës e traditës shqiptare, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje”, ka shkruar Rama./Indeksonline/