14:22 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Rama: Ndjesë Kosovës për turpin e Metës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Rama përmes Twitterit ka thënë se vendimi përveç se është antikushtetues, është i turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama.