21:18 / E Premte, 07 Korrik 2023 / MSH

Rama në Beograd: Plani franko-gjerman është rruga e uljes së tensionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë në Beograd se rruga e uljes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë është Plani franko-gjerman.

Ai këtë e ka thënë në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vucciq, raporton Euronews.al.

Sipas Ramës tensionet ulen përmes rrugës së dialogut dhe dakordësisë mbi një marrëveshje që buron nga plani evropian.

Në anën tjetër Vuçiq ka thënë se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë lidhur me çështjen e Kosovës, Serbia do vazhdojmë të kontribuojë për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.