20:33 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rama në Bruksel, pritet nga presidenti i Këshillit Evropian

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Bruksel në kuadër të mbledhje se BE me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku do të diskutohet rreth metodologjisë së re për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Rama ka shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale ku pritet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ishte pikërisht ky i fundit i cili disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për t’u mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së. Po ashtu në këtë takim priten të jenë edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell.

Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës dhe është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 6 maj në Zagreb./tch