Rama në Budapest takon homologun e tij hungarez, Orban, flasin për bashkëpunim në shumë fusha

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron për një vizitë zyrtare në Hungari, aty edhe ku ka nisur takimin me kryeministrin e këtij shteti Viktor Orban.
Ai ka thënë se kanë diskutuar në lidhje me bashkëpunimin në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në proceset integruese të Shqipërisë drejtë BE-së.
“Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, ka shkruar Rama në Facebook.