75 Mall Live Search
13:33 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / Z S

Rama në Jordani: I nderuar nga mikpritja e veçantë e mbretit Abdullah-u II bin Al-Hussein

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jordani në kuadër të samitit për dialogun ndërfetar.

Në një postim në facebook Rama ka ndarë foto nga pritja e veçantë e mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”- shkruan Rama, bashkëngjitur fotove.