13:19 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rama në kryeqytet, nis takimin me Limajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të arritur në Prishtinë është pritur nga lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Rama ka nisur takimin zyrtar me Limajn, teksa i pranishëm sot në Prishtinë është edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, raporton Indeksonline.

Pas takimit me Limajn, Rama do të vazhdojë takimet e tjera zyrtare që pritet t’i zhvillojë sot por edhe nesër gjatë qëndrimit dyditor, në Kosovë.

Vizita e Ramës po bëhet gjatë ditëve kur Kosova po përballet me një situatë mjaft të vështirë, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli./Indeksonline/