Rama në Londër: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria dhe vendet e rajonit duhet të kenë një status të ri në raport me Bashkimin Europian, edhe nëse kjo nënkupton përfshirje pa të drejtë vetoje.
“E kam thënë më parë, kam qenë avokat i kësaj gjëja. Avokat i dy gjërave. E para që procesi s’mund të jetë gjithçka ose asgjë. Sa kohë je vetëm kandidat nuk ke asgjë.
Nga kjo shtysë që ne bëmë ia dolëm të gjejmë vesh që na dëgjuan për të pasur para shtesë për të financuar reformat. Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit.”, u shpreh ai.