Rama në përkrahje të artistëve: Mezi pres të fillojmë me realizimin e sallës koncertale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mbrëmë ka marrë pjesë në përformancën e pianistit Herman Med Cerisha dhe Orkestrës së Filharmonisë të Kosovës nën udhëheqjen e dirigjentit Maayan Franco.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan Indeksonline.
Duke treguar që është në përkrahje të artistëve, ai tha se mezi pret të fillojnë me procesin e realizimit të sallës koncertale.
“Mbrëmë pata kënaqësinë e veçantë që të ndjek nga afër një performancë të jashtëzakonshme të pianistit Herman Med Cerisha dhe Orkestrës së Filharmonisë të Kosovës, nën udhëheqjen e dirigjentit Maayan Franco.
I përgëzoj të gjithë muzikantët tanë dhe ju them se mezi pres që të fillojmë me procesin e realizimit të sallës koncertale”, shkroi ai./Indeksonline/