75 Mall Live Search
19:39 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Rama në presidencë, pas pak betohet si Ministër i Jashtëm

Kryeministri Edi Rama, pas pak minutash pritet të shkojë në Presidencë për t’u betuar si ministri jashtëm, pas votimit dje nga Kuvendi të dekretit të Presidentit Meta.

Rama do të jetë edhe ministër i jashtëm, pas refuzimit që bëri Meta mbi bazë perceptimi dhe jo kushtetutes të mos dekretimit të shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe emërimit në këtë post në Gent Cakës.

Në këtë ngërç të krijuar ka qenë vetë Rama që mori përsipër që deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të mbajë edhe pozitën e ministrit të Jashtëm, përveç atij të Kryeministrit.