75 Mall Live Search
15:02 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rama në rezidencën e Erdogan-it në Marmaris, tregon se çfarë bisedoi me të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar së fundi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Ky takim u zhvillua në rezidencën e Erdogan në Marmaris, ku u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, sfidën e fuqizimit të ekonomisë në kushtet e përballjes me pandeminë, COVID-19, transmeton Indeksonline.

Kjo u bë e ditur nga Rama, i cili tha se Erdogan është një mik i çmuar për të.

Postimi i plotë:

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e fuqizimit të ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor?????