75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 28 Prill 2025 / H F

Rama: Ne s’i kemi ndalur punimet në shesh, ne veç po i vazhdojmë

Përkundër ndalesës nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i vazhdojë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ndalimi ishte joligjor dhe se Komuna është duke vepruar brenda të gjitha kornizave ligjore, transmeton IndeksOnline.

“Punimet nuk do të ndalen, sepse nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i ndërprerë ato”, deklaroi Rama, duke shtuar se ndaj inspektorit që kishte urdhëruar ndalimin është paraqitur kallëzim penal.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e projektit, i cili përveç rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit, synon edhe shtimin e gjelbërimit në qendër të kryeqytetit dhe vlerësimin e objekteve të trashëgimisë kulturore./IndeksOnline/