75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / AR

Rama nesër konferencë për media, arsyeja është zhvendosja e “Sunny Hill”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nesër do të mbajë konferencë për medie.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur edhe arsyeja që ka të bëjë me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë.

Konferenca mbahet nesër, në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës.