75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

Rama: Nga 1 janari, Prishtina me flotë të re të autobusëve

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një flotë të re të autobusëve urbanë.

I pari i kryeqytetit tha se do të ketë më shumë linja të autobusëve, si dhe mbulim të më shumë rrugëve me transport publik, shkruan Indeksonline.

Rama shtoi se reforma do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.

“Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë” tha Rama.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Linja të reja, autobusë të rinj për qytetarët tanë

Sot kemi filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë:

– Flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025

– Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve

– Mbulim i më shumë rrugëve me transport publik

– Një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, pra biletë e integruar

– Sisteme digjitale të pagesës së biletave

Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.

Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.