14:53 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rama nga Samiti i Londrës: Qëllimi është të organizohet një konferencë e madhe donatorësh

Kryeministri i Shqipërisë, po merr pjesë në Samitin e Londrës, ku pas diskutimeve të para, Rama një një konferencë për media, tha se ka pasur mbështetjen e të gjithë liderëve të ndryshëm nga e gjithë bota, që të organizohet një konferencë e madhe donatorësh për tragjedinë e fundit në Shqipëri.

“U ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin të interesuar të dijnë më shumë. Kemi folur me Trumpin dhe Erdoganin të shikojmë dhe qëllimi është të organizojmë një konferencë të madhe donatorësh, reagimet kanë qenë pozitive. Fokusi ka qenë në këtë temë ka pasë edhe elemente të tjera për ecurinë e procesit të brendshëm se si do të shkojë procesi i diskutimit mbi dokumentin e paraqitur në francë për ndryshimin e metodologjisë. Një moment për të kuptuar qartë të gjithë se përtej dallimeve Evropa është e bashkuar, po vazhdon intensivisht komunikimi me homologët”, tha Rama.

Tuitje kreu i Qeverisë Shqiptare, foli edhe për mardhëniet mes tij dhe Bashës, duke thënë se në një situatë të tillë siç është Shqipëria, nuk sa sens të vazhdojë historia e distancës.

“Në gjënë normale në botë nuk ka asnjë sens që të vazhdojë historia me distancë kur ne të gjithë jemi të goditur nga e nejta tragjedi por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar një çati shumë më të madhe të politikës, sic është shtëpia e Shqipërisë”. /IndeksOnline/