75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / Z S

Rama nis ditën me një video, publikon pamje nga zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën me publikimin e një video. Në videon e publikuar shihen pamjet nga zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës.

Rama është shprehur se kjo autostradë ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit.

” MIRËMËNGJESI dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit’’, ka shkruar Rama.

Ai ka uruar të gjithë për një javë të mbarë./Indeksonline/