07:24 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rama nisë mëngjesin me ndryshimin e pamjes së qendrës shëndetësore të Kombinatit

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur me pamje të qendrës shëndetësore të Kombinatit. Përmes një videoje është vënë në pah gjendja e kaluar e qendrës dhe ajo e tanishmja.

Rama ka shkruar se qendra shëndetësore e Kombinatit ishte lënë në harresë për vite me radhë, e që sot kjo qendër ka ndryshuar krejtësisht. Ai ka thënë se kjo qendër tani ofron shërbim me standarde për 70 mijë banorë të asaj zone.

Kryeministri Rama derisa ka uruar ndjekësit e tij për një ditë të mbarë, ka ri përmendur edhe njëherë se programi për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore nga veriu në jug do të vijojë.

“MIRËMËNGJES  dhe me qendrën shëndetësore të Kombinatit, lënë në harresë për vite me radhë, e që sot ka ndryshuar si nata me ditën, duke ofruar shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbare. #VIJON puna pa u ndalur me programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, nga veriu në jug!”, shkruan Rama.