75 Mall Live Search
13:19 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / P M

Rama, 16 shkurti nis me orë mësimore, kushtuar UÇK-së

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ora e parë mësimore e datës 16 shkurt në të gjitha shkollat publike të kryeqytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në kryeqytet, ora e parë mësimore në nderim të UÇK-së! Reflektim mbi historinë dhe përgjegjësinë tonë shtetërore!Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë”! ka shkruar Rama.