75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 22 Gusht 2023 / S Z

Rama njofton për ndërimin e kolektorit në Kalabri: Nuk do ketë problem me kundërmim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se po punohet për ndërtimin e kolektorit në lagjen Kalabria.

Ai është shprehur se shumë shpejt banorët e lagjes nuk do kenë problem me kundërmimin.

“Shumë shpejt banorët e lagjes më nuk do të kenë problem me kundërmim, pasi po punohet me dinamikë në ndërtimin e kolektorit”, ka shkruar Rama poshtë fotografive gjatë punimeve.