08:28 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rama njofton risitë e Buxhetit 2018 për Kulturën [Video]

Kryeministri Edi Rama ka publikuar si çdo ditë, risitë e Buxhetit të 2018-ës për çdo fushë, Buxhetit të kundërshtuar me forcë nga opozita.

Sot Rama i ka kushtuar vëmendje, prezantimit të buxhetit për Kulturën, rritjes me 13% të fondeve pë Ministrinë e Kulturës. “Mirëmëngjes – shkruan Rama në Fb, –  dhe me këtë informacion mbi përmasën e rritur të mbështetjes me Buxhetin 2018 edhe për Kulturën e Trashëgiminë tonë të çmuar historike duke e forcuar si instrument zhvillimi ekonomik dhe mirëqenieje, ju uroj një ditë të mbarë.”