Rama: Nuk e kam quajtur Isa Mustafën ‘tinëzak’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar replikat me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Rama konsideron se Mustafa ka rënë pre e titujve të deformuar dhe se ai se ka thënë e as se ka menduar ta quajë atë ‘tinëzak’, transmeton Indeksonline.
“Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as se kam menduar të të quaj ‘tinëzak’! Ashtu sikurse nuk kam thënë që është folur për “minishengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë…”, ka shkruar mes tjerash Rama./Indekosnline/
