Rama: Nuk u shmangemi përgjegjësive, brenda kësaj dekade jemi në BE

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte festën e 34-vjetorit të krijimit të kësaj force politike.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ku tha se PS-ja asnjëherë nuk i është shmangur përgjegjësive, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i këtij mandati të katërt do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.
”Çdo fitore është e lidhur me një mandate besimi për të udhëhequr vendin e për të anëtarësuar Shqipërinë brenda Bashkimit Europian, brenda kësaj dekade. Ky objektiv është sa i arritshëm, po aq i vështirë, është objektiv sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do të jemi në gjendje të përmirësojmë atë që duhet përmirësuar dhe të përmbushim atë që duhet përmbushur” ka deklaruar Rama.
Nuk kemi asnjë arsye për të mos qenë besimplotë, kemi një skuadër të re me jo pak por me 83 deputetë, shtoi kreu i PS-së./Indeksonline/