19:31 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Rama nxjerr pamje nga “xhevahiri” i fshehur mes maleve në Progonat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Ujëvara e Peshturës, destinacion që mund të kthehet në një nga pikat më shumë të frekuentuara nga turistët.

Ujëvara e Peshturës, e cila gjendet mes maleve në Progonat të Tepelenës, konsiderohet nga kreu I qeverisë “një xhevahir i fshehur”.

“Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës. Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës”, shkruan Rama.

Kliko këtu për të parë pamje