75 Mall Live Search
08:57 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rama nxjerr videon, merr me të mirë mjekët pas kërcënimit me dorëheqje (Video)

Pak ditë më parë 7 mjekë kryesorë në QSUT dhanë dorëheqjen për shkak të kushteve të këqija dhe mbingarkesës në punë.

Kjo lëvizje e papritur e mjekëve dha alarm në ministrinë e Shëndetësisë duke shkaktuar lëvizje dhe negociata të vazhdueshme.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama përshëndetjen e mëngjesit ua ka kushtuar mjekëve të urgjencës në të gjithë vendin për punën e palodhur gjatë dhe pas përmbytjeve.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.