Rama pak para zgjedhjeve lokale synon ndërtimin e një parku në Bregun e Diellit, kjo është shuma që ka ndarë (Dokument) – Indeksonline.net
75 Mall Live Search
Zgjidh gjuhën

Rama pak para zgjedhjeve lokale synon ndërtimin e një parku në Bregun e Diellit, kjo është shuma që ka ndarë (Dokument)

Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga kryetari Përparim Rama, ka shpallur një tender për ndërtimin e një parku të ri në lagjen Bregu i Diellit.

Vlera e parashikuar për ndërtimin e këtij parku është 100,000.00 euro, shkruan IndeksOnline.

Tenderi është hapur vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, duke ngritur interesimin publik për projektet kapitale që po inicohen në këtë periudhë.

Sipas njoftimit nga E- prokurimi, operatorët ekonomikë të interesuar duhet të dorëzojnë një vërtetim nga gjykata për të dëshmuar se asnjëri nga drejtuesit apo menaxherët nuk është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale në dhjetë vitet e fundit.

Gjithashtu, për të qenë të kualifikuar, operatorët ekonomikë duhet të kenë përfunduar me sukses projekte të ngjashme në tri vitet e fundit, me një vlerë të paktën 150,000 euro.

Ky projekt pritet të jetë pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën dhe hapësirat e gjelbra në kryeqytet, ndërsa do të mbetet për t’u parë se si do të reflektohet kjo iniciativë në dinamikën e fushatës elektorale që po afrohet./IndeksOnline/

Të fundit nga IndeksOnline