Rama pas triumfit të Kosovës: Kjo fitore është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë ne
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi Kosova shënoi fitore ndaj Sllovenisë dhe siguroi PLAY OFF-in.
Ai ka thënë se Kosova tregoi se kur punohet me zemër e me qëllim, arritjet janë të pashmangshme, shkruan IndeksOnline.
”Fitorja e Kosovës ndaj Sllovenisë është më shumë se një rezultat sportiv, është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë ne.
Ekipi ynë na tregoi edhe një herë se kur punojmë me zemër dhe qëllim, arritjet e mëdha janë të pashmangshme.Urime djemve tanë dhe gjithë vendit për këtë natë të paharrueshme.”, ka shkruar Rama.

