75 Mall Live Search
11:07 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Rama, pas votimit: Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur votën e tij.

Rama, së bashku me familjen e tij, ka votuar në Fakultetin Ekonomik.

Ndërkaq në fjalën e tij, Rama i cili po synon edhe katër vjet në krye të kryeqytetit, uroi fillimisht fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.

“Faleminderit shumë të nderuara media për punën e mrekullueshme që po e bëni, urime për fitoren e Shqipërisë dje, historike. Uroj edhe sot të fitojë kryeqyteti, zhvillimi i vendit tonë, një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, unifikim, zgjidhje e përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë. Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me vizion, për fëmijët tanë”, tha Rama.

Më poshtë mund të shihni intervistën e plotë.