Rama për Ballukun: Do e çojmë në Kushtetuese, Qeveria është pa Ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë
Në fjalën e tij në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi zhvillimet e fundit në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke e cilësuar pezullimin e zëvendëskryeministres si një rast unik në historinë evropiane.
Për pezullimin e Ballukut, Rama deklaroi se do t’i drejtohen Kushtetueses.
“Pezullimi është vendim i një gjykate, që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrjeje në pushtetin ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj, bazuar në Kushtetutë. Nuk jemi në kushtet që, duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendëskryeministër. Nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionin”, ka thënë Rama.

