75 Mall Live Search
18:54 / E Enjte, 12 Maj 2022 / LB

Rama për dështimin e miratimit të Rezolutës për Srebrenicën: Lojë e ulët e Sali Berishës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka miratuar sot rezolutën për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Rama ka thënë se kjo ishte lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, duke aluduar në Sali Berishën.

Për ish kryeministrin e Shqipërisë ka thënë se njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Milloshevciqit, transmeton Indeksonline.

“Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”, ka shkruar ndër të tjera Rama në Twitter.