Rama për dorëheqjen e Mehajt: Bashkëpunëtorë njëherë, miq përherë!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot dha dorëheqje nga detyra e tij.
Në njoftimin zyrtar, Mehaj bëri të ditur se dorëheqja e tij ka ardhur për shkak të disa arsyeve familjare dhe personale.
Në mesin e shumë figurave aktive të politikës që i uruan suksese në rrugëtimin e tij, është edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Rama tha se lajmin për dorëheqjen e Mehajt e mori me keqardhje, teksa e cilësoi atë si një profesionist të rrallë dhe njeri me vlera perëndimore.
“Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë” tha mes të tjerash Rama.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.
Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë.
Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë!