75 Mall Live Search
19:33 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / BA

Rama: Për herë të parë Veterniku ka Qendrën e Mjekësisë Familjare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në “Veternik” të Prishtinës, banorët për herë të parë kanë Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Ai ka thënë se në zemër të Prishtinës së re, u kthye dinjiteti i kujdesit shëndetësor.

“Për herë të parë në kryeqytet, pas 8 vitesh pritje, banorët e Veternikut kanë Qendrën Mjekësore Familjare të tyre. Në zemer të Prishtinës së Re u kthye dinjiteti i kujdesit shëndetësor. Prishtina për tej premtimeve paafat”, ka shkruar Rama në Facebook.