75 Mall Live Search
12:37 / E Martë, 02 Shtator 2025 / S Z

Rama: Për herë t’parë në Prishtinë s’do të ketë çanta të rënda

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se fëmijet e kryeqytetit, nuk do të bartin më çanta të rënda.

Rama ka thënë se  të gjithë shkollat në kryeqytet do të pajisen me dollapë, ku fëmijët mund t’i lënë librat.

Rama tha se deri tani në shkollat e kryeqytetit janë vendosur 5.600 dollapë dhe se do të vazhdojë vendosja e dollapëve dhe në shkolla të tjera.

“Për herë të parë në kryeqytet s’ka më çanta të rënda. Sepse nxënësit tashti i lënë librat në dollapët e shkollës. Kemi instaluar mbi 5.600 dollapë për 9 shkolla fillore dhe do të vazhdojmë dhe në krejt shkolla të tjera të kryeqytetit. Prishtina përtej çantave të rë rënda”, ka thënë Rama.