11:45 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / MSH

Rama për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit: Do vijë, nuk ka rrugë tjetër!

Teksa po mban një bashkëbisedim me gazetarë para samitit të BE me Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për refuzimin e Aleksandër Vuçiq për të marrë pjesë.

“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiq nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit.

E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë” tha Rama.

Këto komente ai i ka bërë një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët, para samitit BE-Ballkani Perëndimor.