15:47 / E Premte, 20 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Rama për vërshimet: Kryeqyteti i gatishëm për t’i ndihmuar të gjitha komunat të cilat gjenden në vështirësi

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pas vërshimeve të shumta që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai u shpreh i pikëlluar rreth këtyre vërshimeve të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve.

Më tutje ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës, është e gatshme për ti ndihmuar të gjitha komunave që kanë nevojë.

Rama ka njoftuar se gjendja në vendbanimet e Komunës së Prishtinës, gjendja është stabile.

Postimi i plotë:

Ndjehem i pikëlluar të shoh vërshime në vende të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve.

Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve.

Në vendbanimet e Komunës së Prishtinës gjendja është stabile. Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës.

Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin. /IndeksOnline/