11:07 / E Premte, 24 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Rama përballet me shqiptarin e revoltuar në Angli: Të të vijë turp nga vetja, hajdut

Edi Rama ndodhet në Angli, aty ku u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Mirëpo kryeministri shqiptar u prit me protestë nga një shqiptar në Londër.

Siç shihet nga video, teksa Rama zbret, një shqiptar bërtet me të madhe hajdut, e më pas i thotë kriminel.

Shqiptari, i cili kishte vendosur në trotuar flamurin shqiptar dhe një tabelë që shkruante ‘Edi Rama’, fyen kryeministrin shqiptar duke i thënë se bosat e drogës në Shqipëri shkojnë në Britani.

“O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu’, dëgjohet të thotë shqiptari i revoltuar në Britani.