75 Mall Live Search
14:44 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / LB

Rama përfshihet në debatin për dinarin, përmend Banjskën

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se nuk duhet harruar të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj.

Duke iu referuar agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit, ai tha se është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkroi Rama në X,