75 Mall Live Search
08:11 / E Diele, 08 Shtator 2024 / Gj. Sh

Rama përgëzon kombëtaren pas fitores me përmbysje përballë Ukrainës

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas fitores me përmbytje të skuadrës kombëtare 2-1 përballë Ukrainës. 

Rama ka publikuar videon e golit të dytë të kuqezinjve, duke shkruar: FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA.

Ismajli shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi, teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.