75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / MSH1

Rama përkrah 37-shin e LDK-së, Ismet Beqiri

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka përkrahur Ismet Beqirin, në kandidaturën për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se Beqiri, si ish-kryetar i Prishtinës, ai ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të ndërtimit institucional dhe shërbimit publik.

“Sot, Ismet Beqiri i duhet Kuvendit të Kosovës, me përvojën e tij politike, njohjen e thellë të qeverisjes lokale dhe përkushtimin ndaj interesit publik” u shpreh Rama.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ismet Beqiri është një nga figurat me përvojë më të gjatë institucionale në Prishtinë dhe Kosovë.

Si ish-kryetar i Prishtinës, ai ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të ndërtimit institucional dhe shërbimit publik.

Sot, Ismet Beqiri i duhet Kuvendit të Kosovës, me përvojën e tij politike, njohjen e thellë të qeverisjes lokale dhe përkushtimin ndaj interesit publik.

Kosova ka nevojë për përfaqësues që dinë, punojnë dhe marrin përgjegjësi.