Rama përshëndet në turqisht punëtorët në Laç: Merhaba

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kanstierin e ndërtimit të spitalit të ri që do të ndërtohet në Laç, pasi ndërtesa e vjetër u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama premtoi se spitali i ri që do të hapë dyert brenda 4 muajsh.
Mes të tjerash ai iu ka dhënë dhe një këshillë zbatuesve të projektit, që të reabilitojnë dhe fasadat që ndodhen para spitalit.
Rama: Ajo fasada përballë spitalit të rregullohet. Të lidhet me godinën
Zbatuesit e projektit: Patjetër!
Rama përshëndet punonjësit te firmës turke të ndërtimit: Merhaba!
Rama: Po lagja tjetër atje lartë?
Kryebashkiakja: Janë bërë gati dy pallate. Po ndërtohet me 3 turne. Në krahun tjetër po punohet për fasadat e qytetit.