21:23 / E Diele, 24 Maj 2020

Rama: Plan i ri kombëtar për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri Rama tha se synimi i qeverisë është që në 4 mujorin e fundit të viti të vendoset rimëkëmbja ekonomike familjare dhe e shtetit me planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe vitin tjetër të kalohet ky ngërç ekonomik i krijuar si pasojë e pandemisë.

“Shumë shpejt do të paraqesim planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale me qëllim që 4 mujori i fundit të këtij viti të kthejë normalitetin e të ardhurave për familjet, ekonominë dhe shtetit Dhe viti i ardhshëm të shënojë një kapërcim të ri përpara falë paketës së re tërësore të këtij plani të ri kombëtar,” tha Rama.